“Nuredin Dumani di më shumë krime”, eksperti i kriminalistikës: Ta kërcënojnë me humbjen e statusit e të penduarit

Shqipëria

“Nuredin Dumani di më shumë krime”, eksperti i kriminalistikës: Ta kërcënojnë me humbjen e statusit e të penduarit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:26
Nuredin Dumani dhe

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha se në ndryshim nga Artan Tafani, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani mund të ketë më shumë informacione lidhur me vrasje e krime të tjera.

I ftuar në Euronews Albania, eksperti tha se mbase do duhej që ta kërcënonin me humbjen e statusit të të penduarit, që ky të tregojë gjithçka që di.

“Dumani është quajtur “plumbi i artë”, me të drejtë. E para ndryshon nga sasia e ngjarjeve. Unë Dumanit i kam vënë emrin market, ku porositen vrasjet. Po ta shikoni në atë zonë lëvizin, Peqin, Elbasan, Rrogozhinë, Lushnjë, dihet që është një enklavë e fuqishme e krimit. Te Metamorfoza doli diçka tjetër.

Në këtë kuadër, unë nuk dua t’i mësoj ata se janë oficerë të policisë gjyqësore dhe prokurorë me eksperiencë, por në këtë kuadër duhet ta kërcënonin me humbjen e statusit. Kam përshtypjen se ka dalë diçka te Metamorfoza. Në ndryshim me Tafanin, në dijeninë time Dumani di më shumë. Kjo është ana intuitive profesionale.", tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat