A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Klodiana Lala: Gjykatat po bëjnë ping-pong me dosjen “Beleri”

Shqipëria

A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Klodiana Lala: Gjykatat po bëjnë ping-pong me dosjen “Beleri”

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:54
Fredi Beler

Teksa Fredi Beleri kërkon që të marrë leje për betimin e tij si kryebashkiak të Himarës, duket se gjykatat po bëjnë ping-pong me kërkesën e tij. Për të disatën herë, avokatët e tij paraqitën në GJKKO për marrjen e lejes, gjykata vendosi që të shpallë moskompetencë, duke e kaluar çështjen në Gjykatën e Durrësit.

Vendimi në fjalë u dha më 18 shtator, ndërkohë që dosja me kërkesat është tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Durrësit, e cila do të duhet të japë verdiktin e saj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se:

‘Duket se shqyrtimi ligjor ka pasur pikëpyetje dhe se gjykatat po bëjnë ping-pong me këtë çështje, pasi ka pasur dy qëndrime të ndryshme. Është çështje që është duke vijuar. Do të duhet të presim që gjykata të japë vendimin e saj, ndërsa juristët janë të ndarë për këtë çështje, pasi ligji nuk e përcakton qartë këtë procedurë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat