78-vjeçarja hyn në lumin Devoll, shpëtohet dhe dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

78-vjeçarja hyn në lumin Devoll, shpëtohet dhe dërgohet me urgjencë në spital

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një 78-vjeçare rrezikoi jetën këtë të shtunë, duke hyrë në ujërat e lumit Devoll.

Raportohet se shtetasja me inicialet B. M. është futur në lumë, në zonën e Maliqit, pranë aksit rrugor “Korçë-Pogradec”.

Ajo u shpëtua dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por grupi hetimor ka nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat