Segmenti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Marrëveshje ose do vetëflijohemi

Shqipëria

Segmenti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Marrëveshje ose do vetëflijohemi

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra banorë të fshatit Berxullë të Bashkisë së Vorës rinisin protestat.

Ata shprehen se nuk janë kundër segmentit Thumanë-Kashar që kalon nëpër tokat e tyre bujqësore dhe zonat e banuara, por kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut dhe vendosjen përgjatë rrugës automobilistike të nënkalimeve apo mbikalimeve.

Banorët shprehen të vendosur që nëse nuk arrihet një marrëveshje me ta, do të shkojnë në vetëflijim.

Banoret e Bërxullës protestojnë prej një viti, duke kërkuar bisedime me qeverinë, por kjo kërkesë e tyre deri më tani, nuk është marrë në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat