Basha: Qeveria e ka lënë fshatin në mjerim, banorët në vështirësi të shumta ekonomike

Shqipëria

Basha: Qeveria e ka lënë fshatin në mjerim, banorët në vështirësi të shumta ekonomike

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Pezë Helmes, kreu i PD, u takua dhe bisedoi me një prej aktivistëve të kësaj zone, Qani Memën.

Në bisedën me zotin Mema, Basha u interesua për situatën ekonomike e sociale të kësaj zone, ndërsa vlerësoi zërin e fortë të Qaniut për të mbrojtur të drejtat e fermerëve të varfëruar nga keqqeverisja.

“Pata kënaqësinë të vizitoja familjen e Qani Memës, në Pezë Helmes. Qaniu është një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të banorëve te zonës, të cilët janë lënë në harresë nga pushtetarët vendorë dhe qendrorë.

Ai denoncon çdo ditë padrejtësitë që u bëhen banorëve të zonës nga pushteti lokal. Qaniu na tregoi të gjitha problemet, se si ai ka shkuar shumë herë te administratori i zonës, por situata mbetet e njëjtë. Gjendja ekonomike është e vështirë dhe banorët e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, kur të gjitha çmimet janë rritur dhe mbështetja nga qeveria mungon plotësisht”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat