Ulja e eksporteve goditi fasonët! Zeka: Rënia nisi në mars dhe u thellua në verë kur punëtorët ikin me pushime

Shqipëria

Ulja e eksporteve goditi fasonët! Zeka: Rënia nisi në mars dhe u thellua në verë kur punëtorët ikin me pushime

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 20:21
Florian Zekja

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me botën kanë pësuar rënie, të cilat janë reflektuar në të ardhura më të pakta.

Nga 327 miliardë lekë të llogaritura një vit më parë, në 2023 të dhënat tregojnë ulje të eksporteve në vlerën 299.6 miliardë lek, pra 28 miliardë lek më pak. Goditje të fortë ka marr sektori i tekstilit dhe këpucëve,  ku krahasuar me vtiin 2022 bizneset kanë humbur 24 milionë euro.

“Rënia filloi që nga marsi. Krahasuar me periudhën e një viti më parë, këtë vit ka rënie rreth 22%, ndërsa hendeku thellohet nga korriku në muajin gusht që përkon me kohën kur punonjësit marrin leje që ka rënie me 27%. Të dhënat e instatit janë alarmante edhe për humbjen e tregjeve europiane, si ato spanjolle, gjermane, italiane që janë me shifra dyfishore po ashtu”– shkruan Florian Zekja.

Luhatjet e euros kanë dëmtuar eksportuesit shqiptarë dhe kanë vënë në pikëpyetje madje edhe vazhdimësinë e veprimtarisë së ndërrmarrjeve.

“16% më pak të ardhura tregon se bizneset janë në vështirësi. Shkak kryesor është rënia e euros. Pra me një fjalë ne për herë të parë pas pandemisë nuk dinim të llogarisnim cmimin për klientët, se nuk mund t’iu përfshinim rritje atyre deri në 20%…”- shprehet Zekja.

Madje, disa prej bizneseve përballë rritjes së kostove dhe rënies së euros janë detyruar të shkurtojnë staf.

Rënie po vuan edhe biznesi i këpucëve, pas rënies së blerjeve nga europianët, ndërmarrjet janë detyruar të reduktojnë linjat e të adresojnë punonjësit te zyrat e punës edhe për asistencë sociale”– tha Zekja.

Eksportuesit bëjnë thirrje për mbështetje nga qeveria për të kaluar këtë sfidë. Ndaj ata kanë propozuar disa zgjidhje, por që ende nuk ju është dhënë përgjigje.

Një zgjidhje mund të ishte kompensimi duke llogaritur rënien e euros për eksportuesit, ose Banka e Shqipërisë mund të caktojë një fashë të mbrojtur pavarësisht luhatjeve të euros”– tha Zekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat