Zjarri në Darëzezë të Fierit, dy avionë ‘Canadair’ në ndihmë të zjarrfikësve

Shqipëria

Zjarri në Darëzezë të Fierit, dy avionë ‘Canadair’ në ndihmë të zjarrfikësve

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 10:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy avionë Canadair po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që vijon prej disa ditësh në Darzezë të Fierit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se avionë Canadair CL-415 po ndihmojnë me hedhje uji në ndihmë të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion për shuarjen e zjarrit.

Dy avionë Canadair CL-415 po punojnë për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë.

Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht!“-njofton Ministria e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat