I jep fund jetës 31-vjeçarja në Korçë, vijon hetimi

Shqipëria

I jep fund jetës 31-vjeçarja në Korçë, vijon hetimi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një 31-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në hangarin e banesës së saj në fshatin Pulahë të Korçës.

Në njoftimin e policisë thuhet se këtë të hënë rreth orës 15:55 viktima me iniciale E. A. është gjetur nga familjarët.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të 31-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat