Diell dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Diell dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Shqipëria do të mbetet, nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta.

Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theskauar do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë  në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  28 km/h nga drejtimi   Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat