Qeveria nismë për shkurtimin e burokracive, Rama: Brenda këtij mandati reformojmë prokurimet publike, me ndihëm e AI

Shqipëria

Qeveria nismë për shkurtimin e burokracive, Rama: Brenda këtij mandati reformojmë prokurimet publike, me ndihëm e AI

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 10:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me sipërmarrjen për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Rama tha se brenda këtij mandati, do të kemi një sistem te revolucionarizuar të prokurimeve publike, me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Kreui i qeverisë tha se për dhënien e prokurimeve publike do të ketë shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më sa më transparente.

Hap një proces diskutimi dhe ndërveprimi me sipërmarrjen për të identifikuar bashkërisht të gjitha hallka burokratike dhe ato ngarkesa në procedura administrative që mund të eliminohet dhe për ta përmirësuar klimën e biznesit. Shqipëria mori një vlerësim pak ditë më parë nga S&P dhe kemi kaluar nga perspektivë e qëndrueshme, në perspektivë pozitivë. Një nga elementët e rëndësishëm ku unë besoj që ka ardhur koha që ne të ri fokusohemi bashkërisht është bërja e një analize të detajuar çka ne kemi nisur ta bëjmë brenda për brenda strukturave të qeverisë mbi të gjitha procedurat, duke e parë me sy kritik çdo procedurë për të kuptuar se çfarë mund të lehtësohet. Ministrja ka tagrin specifik për të punuar me klimën e biznesit, do tu japim sipërmarrjeve një pyetësor por do mirëprisnim çdo lloj sugjerimi nga ju vazuar në eksperiencën tuaj. Hapja e sa më shumë kanaleve të frymëmarrjes së organizmit të shoqërisë sonë që lidh biznesin me shtetin si dy palë që duhet të ndërveprojnë në funksion të interesit privat dhe publik, është domosdoshmëri. Duke pasur parasysh që janë bërë disa vite që ecet përpara mbi bazën e një lehtësimi të bërë më parë, është koha për të riparë dhe bërë vlerësim tjetër. Po bëjmë punën tonë brenda institucioneve por kjo është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe lehtësinë e të bëra. Në këtë proces ministra do të bëjë edhe takime specifike me të gjithë sektorët dhe nën sektorët, edhe intervista të aktrove të caktuar në çdo sektor, për të marrë mbrapsht sa më shumë informacion  dhe sugjerime praktike që vijnë nga realiteti i përditshëm i punës dhe nuk dalin dot nga analizat që mund të bëjnë letrat. Kjo është arsyeja e këtij takimi dhe ne po vazhdojmë punën. Do të vendosim edhe më shumë fokus te profesioni digjital duke rritur kapacitetet dhe shtuar shërbimet e reja. Kemi nisur edhe një punë inovative më inteligjencën artificiale që do të na lehtësojë procese si i prokurorimeve publike. Do të kërkojë kohën e vet por jemi besimplotë që brenda këtij  mandati, prokurimet të jenë sa më transparentë dhe sa më të drejta në të gjitha nivelet. Kemi ecur para me projektin e një shoqërua SHA që do të bëjë gjithë procesin e blerjeve të përqendruara, do të jetë shoqëri publike që do të krijojë shumë më tepër akses dhe shumë më tepër transparencë dhe llogaridhënie. Besoj me teknologji, pa teknologji, kjo që po diskutojmë sot është themelore. Çdo proces do të bazohet te kushtet dhe kriteret dhe orientimet e përcaktuara në dokumentacionin me të cilin biznesi duhet të operojë. “-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat