Ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, arrestohet pronari i një lokali në Korçë

Shqipëria

Ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, arrestohet pronari i një lokali në Korçë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Një pronar lokali në qytetin e Korçës është vënë në pranga për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Basti i fundit” u arrestua 45-vjeçari B.Q nga Korça, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në lagjen nr. 2, Korçë.

Në një lokal në posedim të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari e ushtronte veprimtarinë në këtë subjekt, pa u regjistruar në organet tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat