“Baroni i drogës” në kërkim, Delia: Gëzim Çela, gjithmonë një hap përpara. Informohej nga policët

Shqipëria

“Baroni i drogës” në kërkim, Delia: Gëzim Çela, gjithmonë një hap përpara. Informohej nga policët

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 22:16
Foto nga emisoni

Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në emisionin “Real Story” në ABCNews foli për ngjarjet kriminale në vend.

Delia theksoi se Gëzim Çela, tashmë  i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Flakë në Det”, ka pasur mbështetje dhe njohje me punonjës policie.

“Fushë Kuqa është një zonë problematike dhe është kthyer në vëmenmdje edhe nga Ervis Martinaj. Por prej vitesh njihet qoftë dhe nga laboratorë dhe aktivitetet e tjera kriminale. Gëzim Çela ka pasur mbështetje edhe falë njohjeve që kishte me punonjës policie. Ai kishte që prej 2014 që ishte në person në kërkim. Është mbështetur dhe është informuar, ka qenë gjithmonë një hap përpara. Gjithmonë kontrollet që janë thënë se janë bërë në banesën e Gëzim Çelës, janë bërë thjesht formale sa për ti thënë shefit që janë bërë. Më vonë dolën në skenë disa urdhra gjykate që kishin shmangur ekstradimin e Gëzim Çelës në drejtim të Italisë”, tha ajo.

Nga ana e tij gazetari Ermal Vija theksoi se Gëzim Çela i ka shpëtuar disa herë drejtësisë.

“Janë disa hallka që janë të përfshirë dhe që duket që ua lehtësojnë jetën këtyre personave”, tha ai.

Ndërkohë Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat