“Dënojmë sulmin në veri”, Von der Leyen dhe Scholz tregojnë se a do të ketë sanksione ndaj Serbisë

Shqipëria

“Dënojmë sulmin në veri”, Von der Leyen dhe Scholz tregojnë se a do të ketë sanksione ndaj Serbisë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 13:05 më 16.10.2023
Foto nga konferenca

Michel thirrje Kosovës dhe Serbisë: S’ka bashkëpunim pa pajtim, konfliktet s’mund të na mbajnë peng

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga Samiti në Tiranë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin zgjidhje konfliktit mes tyre.

Sipas Charles, nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim.

Ai theksoi se nuk duhet të lënë fantazmat e së shkuarës që të vjedhin të ardhmen.

“Ju e keni bërë objektivin të qartë shumë herë. Ne duam t’ju mbështesim që të keni sukses. Nuk mund të lëmë konfliktet dy-palëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim dhe të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo do të jetë fryma për Samitin që do të zhvillohet në Bruksel.”

Scholz: Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

Gjatë punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Scholz ka theksuar se është i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak e çon këshilltarin në Beograd, ai e kërkon si hap të parë Asociacio…

“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…

Kur situata përshkallëzohet, ne duhet të përfundojmë me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anë të dialogut të normalizuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar kancelari Scholz.

“Spo kërkoj përfitime financiare”, Rama: Të sigurojmë rrugë të reja për një ekzistencë harmonike

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur këtë të hënë në Tiranë u shpreh se sfida më e madhe mbete ndarja mes vendeve të BE.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se është shumë me rëndësi që të punohet lidhur me këto ndasi në mënyrë që Europa të mos dëmtohet së brendshmi.

Më lini t’ju uroj mirëseardhjen këtu në një vend që ka qënë bastion i propagandës së mirëfilltë Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi e që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët, që u nis 9 vjet më parë nga Merkel në Berlin, e qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E, pa B.

E megjithatë të gjithë besojmë fort në nevojën e një catie të përbashkët. Dua të shpreh mirënjohje për përpjekjet e komisionerit Varheley, tashmë po ndërrmarim hapa për ndryshime kryesore ekonomike. Ky është hapi i parë i guximshëm, tashmë jemi në pikën kur diskutojmë ekonominë dhe gjithë të tjerat. Ne kemi luajtur rolin tonë, por përpjekejet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga çështje afatgjate midis disa vendeve të rajonit. Mund të them që fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, janë dëshmi e shkalëër së frikshme të ndarjes që e ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës, kuy kriza të forta kanë na kanë goditur. Në kuadër të planit të Ballkanit Perëndimor invenstimet janë mbresëlënëse.

Nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet joanëtare, por procesi i brazuar në merita duhet të vazhdojë, Por në këtë peziazh që gjërat zhvillohen shpejt ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të siguruar një ekzistencë të harmonishem të Europës dhe të merremi me këtë ndasi përpara se të dëmtojmë Europën së brendshmi”, tha ndër të tjera Rama.

Nis Samiti i Berlinit

Pas pritjes zyrtare liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre rajonal, kryeministri Edi Rama ka hapur sesionin e punimeve, ku gjashtë vendet rajonale, nën kryesimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t'i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi të deklarohet për medie, ndërkaq zyrtarë të BE-së përmenden edhe tensionet e fundit Kosovë-Serbi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se mbajtja e Samitit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor është mesazh i fuqishëm sesa i përkushtuar është Bashkimi Evropian ndaj zgjerimit.

Në prag të fillimit të Samitit, Der Leyen tha se janë të interesuar t’iu japin akses kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian.

Der Leyen: Dyert e BE-së janë të hapura, le të punojmë sot për këtë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se mbajtja e Samitit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor është mesazh i fuqishëm sesa i përkushtuar është Bashkimi Evropian ndaj zgjerimit.

Në prag të fillimit të Samitit, Der Leyen tha se janë të interesuar t’iu japin akses kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian.

Der Leyen: Dyert tona janë të hapura, le të punojmë sot për këtë

“Ky është një samit shumë i veçantë që kemi sot. Është procesi i 10-të i Berlinit, por që mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, dhe mendoj se dërgon një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një temë kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor.

Ne mund të përmirësohemi dhe për këtë arsye kam paraqitur planin tim të rritjes. Ne duam t'iu japim akses në tregun unik evropian, akses në kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në tregun e vetëm evropian. Por, për këtë ne kemi nevojë për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që janë të gatshëm të bëjnë reforma, ata që janë të gatshëm të përfundojnë tregjet e tyre të përbashkëta rajonale marrin fonde për investime nga Bashkimi Evropian, kështu që është një nxitje për ata që vërtet duan të ecin përpara, që duan të përmirësojnë ekonominë. Dyert tona janë të hapura dhe le të punojmë sot për këtë”, tha ajo

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Charles Michel: Thelbësor për bashkëpunimin në Ballkan

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri liderët e BE në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, zhvilloi edhe një komunikim të shkurtër për mediat teksa mbërriti në Kryeministri.

Ai u shpreh se ky Samit është i rëndësishmë dhe ka për qëllim bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ky Samit është thelbësor, për Ballkanin Perëndimor, për të bashkëpunuar”, tha ndër të tjera ai.

Kryeministri holandez: Sot kam mundësi të flas me Kurtin e Bërnabiqin për të ulur tensionet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë, në Samitin e Berlinit.

Ai ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Ai shpreson që të gjithë të ndihmojnë në uljen e tensioneve.

“Tensionet në veri të Kosovës, ne natyrisht kërkojmë shumë që të shtensionohet situate, kam folur javë më parë me presidentin, Vuçiq, sot po kështu kam mundësi të flas kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet”, është shprehur ai.

Samiti i Procesit të Berlinit/ Ministri i Jashtëm britanik vjen në Tiranë, në fokus emigrantët

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly mbërrin sot në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e udhëheqësve të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Britanisë, Cleverly në fokus do të ketë çështjen e migracionit të paligjshëm, duke kërkuar rritje të bashkëpunimit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimit

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve ka bërë që kalimet në Kanalin Anglez nga shtetasit shqiptarë të bien me 90% që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor dhe një rritje të ndjeshme në kthimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme britanike.

Pjesëmarrja e tij në Samitin vjetor të Procesit të Berlinit në Tiranë vjen pas vendosjes së 600 trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në përgjigje të ngritjes së ushtrisë përgjatë kufirit Serbi-Kosovë dhe sulmeve të dhunshme kundër policisë kosovare.

Përpara vizitës së tij, Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha:

“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të punojë me Ballkanin Perëndimor për të trajtuar bandat si dhe adresimin e sfidave më të gjera të sigurisë në të gjithë rajonin.

Partneriteti ynë me Shqipërinë po bën pikërisht këtë. Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të zbatimit të ligjit, ne kemi ulur me 90% mbërritjet e shqiptarëve me varka të vogla në krahasim me vitin e kaluar dhe po kthejmë ata që nuk kanë të drejtë ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm që do të qëndrojë krah për krah me rajonin për të promovuar një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme.

Sekretari i Jashtëm do të nxjerrë në pah rolin unik të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e prosperitetit dhe sigurisë së rajonit, nga rritja e elasticitetit ndaj aktiviteteve malinje, ndërhyrjeve dhe sulmeve kibernetike, te zhvillimi ekonomik dhe puna së bashku me partnerët për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e rëndë të organizuar.

Sekretari i Jashtëm do të përdorë gjithashtu Samitin, ku marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më gjerë Evropa, për të nxitur partnerët ndërkombëtarë që të qëndrojnë të palëkundur në solidaritetin e tyre me Izraelin dhe të drejtën e tij themelore për t’u mbrojtur kundër Hamasit.

Në Tiranë, James Cleverly do të forcojë lidhjet e Britanisë së Madhe me Shqipërinë. Ai do të bazohet në Komunikatën e Përbashkët të rënë dakord mes kryeministrave Rishi Sunak dhe Edi Rama në dhjetor 2022. Komunikata përcakton fusha të reja bashkëpunimi për zbatimin e ligjit dhe kthimet e atyre që mbërrijnë ilegalisht në MB, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Sekretari i Jashtëm, së bashku me Ministrin e Brendshëm shqiptar, do të hapë zyrtarisht Qendrën e Komandës së Policisë, e cila strehon Task Forcën e Përbashkët të Migracionit MB-Shqipëri, përgjegjëse për koordinimin e masave operacionale dhe veprimeve për të luftuar kontrabandistët dhe trafikantët e njerëzve që lehtësojnë migrantët e paligjshëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të përmirësuar lidhjet tregtare midis MB-së dhe Shqipërisë, Sekretari i Jashtëm do të hapë Dhomën Britanike të Tregtisë në vend. Dhoma, e cila do të ndihmojë në rritjen e ekonomive të të dy vendeve, do të lançohet në një aktivitet në Universitetin e Ballkanit Perëndimor, një institucion i arsimit të lartë që po zhvillon partneritete me Universitetet Britanike dhe ofron bursa për ata që janë nën presion për të emigruar nga Shqipëria veriore.

Rama pret me përqafime liderin shqiptar të Malit të zi, Abazoviç: Kryeministri solli gjithë Evropën në Tiranë e Ballkan

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para Kryeministrisë, kryeministri i vendit Edi Rama po pret udhëheqësit e shteteve të Evropës një nga një teksa kalojnë në tapetin e kuq.

Ka mbërritur për punimet e Samitit të Berlinit edhe lideri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare.

Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.

“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimi Evropian”, tha Abazoviç.

Shtrëngim duarsh me Edi Ramën në tapetin e kuq, Albin Kurti mbërrin në Tiranë për Samitin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Albin Kurti u prit nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare para godinës së qeverisë.

Dy kryeministriat shtrënguan duart me njëri-tjetrin në tapetin e kuq.

Më pas, kreu i qeverisë së Kosovës iu drejtua Kryeministrisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat