Tabaku analizon Samitin e Berlinit: Veç këngëve dhe valleve, nuk morëm fonde më shumë nga BE

Shqipëria

Tabaku analizon Samitin e Berlinit: Veç këngëve dhe valleve, nuk morëm fonde më shumë nga BE

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 22:56
Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku u shpreh për Samitin e Berlinit që ishte një proces dhe një projekt ku ne si vend  nuk morëm shumë fonde.

“Ishte lajm i mirë që ishte në Tiranë dhe nuk ka asnjë diskutim që është lajm i mirë që ishte në Tiranë. Shqipëria është zgjedhje natyrale në këtë rast, sepse ka mbështetjen më të madhe si qytetar, për sa i përket procesit të integrimit, dhe asnjë nga anëtarët e Ballkanit Perëndimor nuk e gjen këtë.

Së dyti është lajm i mirë edhe politikisht, ndërsa vetëm një njeri e kishte përmendur “Open Ballkan”.

Është një projekt ku u harxhua kohë dhe nerva por rezultoi një projekt pa të ardhme. Mesazhi kryesor që unë mora në fakt ishte ‘ju duhet të punoni që ne të investojmë. Ju bëni reformat ne i financojmë.’

Një nga qëllimet kryesore që Procesi i Berlinit u krijua 9 vite më parë, ishte eleminimi ose sheshimi i dakordësive nëpërmjet vendeve.

Shumë nga diskutimet jo vetëm në procesin e Berlinit, por edhe në samitet e fundit i ka mbajtur peng çështja e Kosovës dhe e Serbisë.

Përtej këtij Samiti shpresoj që edhe përfaqësuesit e qeverisë të na informojnë edhe më mirë. Përtej këtij Samiti që qeveria i konsideron si evente, janë një proces, dhe në fund të ditës të gjithë qytetarët pyesin vetën: Po mirë a fituam ne gjë përveç këngëve dhe valleve nga ky projekt në fund të ditës?

Ne kemi vuajtur në të shkuarën në të paktën 9 vite, nga mungesa e marrjes së projekteve konkrete. Shqipëria është e katërta si përfituese fondesh nga Procesi i Berlinit. E para është Serbia. Shqipëria i ka dështuar projektet në vitet me radhë. Projekte që nuk i kanë ndryshuar prioritet më vonë. Projekte që që shkonin në mënyrë serioze dhe nuk ndryshoheshin gjatë rrugës”, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat