Mbahet sot seanca e radhës, ja nga kush shoqërohet në gjyq Fredi Beleri

Shqipëria

Mbahet sot seanca e radhës, ja nga kush shoqërohet në gjyq Fredi Beleri

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 08:47
Fredi Beleri

Këtë të martë do të mbahet seanca e radhës e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në Tiranë.

Gjykimi i çështjes u shty të enjten e kaluar, më 12 tetor.

Kjo pasi, kur avokatët Belerit, të pranishëm në takim, ngritën çështjen e përjashtimit të gjykatses Etleva Deda , e cila ka vendosur për kërkesat e tjera të të pandehurve lidhur me paraburgimin e tyre si dhe të drejtën e Belerit për t’u betuar si një kryetar bashkie.

Pavarësisht kundërshtimit të prokurorit të rrethit, gjykata e shtyu gjykimin për ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat