Rama zbulon prapaskena nga Samiti, ja çfarë i serviret gjatë drekës liderëve të Rajonit dhe BE-së

Shqipëria

Rama zbulon prapaskena nga Samiti, ja çfarë i serviret gjatë drekës liderëve të Rajonit dhe BE-së

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 08:27
Detaje nga Samiti

Teksa jemi 3 ditë nga Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Një proces historik pasi për herë të parë doli jashtë kufinjve të BE-së.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një prapaskenë nga ky Samit.

Është pikërisht momenti kur liderët e Rajonit dhe BE-së janë ulur për të konsumuar drekën dhe në një moment i serviret diçka e çuditshme, “Edi Rama Pizza”.

Në fakt dekori i jashtëm të “gënjen”, pizzat e Ramës janë pikturat e tij në pjata për secilin nga liderët.

Pasi të gjithë i hapën, mbetën jo pak të çuditur dhe padyshim pati buzëqeshje dhe duartrokitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat