“S’mund të ketë normalitet”, paralajmëron Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita!

Shqipëria

“S’mund të ketë normalitet”, paralajmëron Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita!

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:42
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita. Në një dalje për mediat Salianji tha se PS nuk ka lidhje me fjalën dhe ligjin.

Salianji u shpreh se në këtë situatë me mazhorancën në parlament, nuk mund të ketë normalitet dhe parlamentarizëm.

“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po themi që të diskutojmë që të diskutojmë për çështje që kanë interes për kontroll parlamentar. Nuk ka për të pasur normalitet dhe parlamentarizëm kështu. Ne kemi një akt që na bashkon dhe është kushtetuta. Nëse PS nuk e zbaton ne do japim përgjigjen tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat