Vodhi përmes mashtrimit kompaninë ku punonte, arrestohet 29-vjeçari

Shqipëria

Vodhi përmes mashtrimit kompaninë ku punonte, arrestohet 29-vjeçari

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet se vidhte kompaninë ku punonte.

Policia tha se si rezultat i operacionin policor të koduar “Operatori’ u bë arrestimi i shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat