Dule: Shkelje të rënda, procesi i Censit drejt dështimit

Shqipëria

Dule: Shkelje të rënda, procesi i Censit drejt dështimit

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 11:52
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit shprehu rezerva në lidhje me projektin e censit për regjistrimin e popullatës, mes tyre dhe pakicat kombëtare.

Dule theksoi se për censin, nuk ka patur rekrutime te regjistruesve nga pakicat, ndërsa shtoi se shkeljet e rënda, po çojnë drejt dështimit të këtij procesi.

“Raporti i radhës i Komitetit Këshillimor të KiE për konventën e mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Vendi ynë e ka shkruar konventën për mbrojtjen e pakicave në 1995 dhe më pas është ratifikuar më vonë.

Konstatohen ende mungesa të theksuara që bëjnë të vështirë implementimin për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në një kohë që ligji është miratuar në Kuvend në 2017 dhe premtimi po në Parlament ishte se deri në maj të 2018, ende qeveria nuk ka miratuar disa prej tyre të një rëndësie specifike. Ka mungesë që vështirësojnë implementimin e ligjit për pakicat.

Mund të përmendja dhe aspekte të tjera me legjislacionin, por do të kaloja në rrafshin e dytë, atë të institucioneve për monitorimin dhe garantimin e të drejtave kombëtare të pakicave. Kemi komitetin për mbrojtjen e komitetit. Ky vlerësimi ynë evidentohet edhe në raportin e Komitetit Këshillimor. Ky komitet ka mision të kundër nga ai për të cilin është i destinuar me ligj.”, tha Dule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat