Raporti i BB, Tabaku rendit arsyet: Nga kontratat e frikshme të fryra të PPP-ve, tek shndërrimi e ndërmarrjeve publike në strehë militantësh

Shqipëria

Raporti i BB, Tabaku rendit arsyet: Nga kontratat e frikshme të fryra të PPP-ve, tek shndërrimi e ndërmarrjeve publike në strehë militantësh

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 11:42
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore për mirëqenien ku tregohej se Shqipëria i ka ngadalësuar ritmet për arritjen e standardeve të BE-së.

Tabaku shprehet se ky raporton tregon se gjithë problemi i ekonomisë shqiptare është qeveria, teksa rendit arsyet.

“Së pari, kontratat e frikshme të fryra të koncesioneve, PPP, kosto korruptive që ato kanë dhe së dyti, nga ndërmarrjet po publike; ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve e të tjera të cilat përveçse janë bërë si strehë militantësh kanë ngarkuar strukturat e tyre me shpenzime të jashtëzakonshme”, shprehet deputetja e PD-së.

Jorida Tabaku theksoi se rritja e çmimeve është provuar që vjen vetëm si rezultat i politikave të qeverisë, ndërsa thekson se “duhet të lëvizim nga ky cirkuit ku punohet për pakicën, e duhet punuar për shumicën”.

“Raport i fundit i Bankës Botërore tregoi se i gjithë problemi i ekonomisë shqiptare është qeveria. Së pari, kontratat e frikshme të fryra të koncesioneve, PPP, kosto korruptive që ato kanë dhe së dyti, nga ndërmarrjet po publike; ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve e të tjera të cilat përveçse janë bërë si strehë militantësh kanë ngarkuar strukturat e tyre me shpenzime të jashtëzakonshme.

Po Banka Botërore thotë që shqetësimi që kanë qytetarët është rritja e çmimeve. Sot, rritja e çmimeve është provuar që vjen vetëm si rezultat i politikave të qeverisë. Nuk ka pasur as nuk ka asnjë lidhje me luftën, sepse nuk është transferuar e plotë rritja e çmimit këtu në Shqipëri. Por ka lidhje me strukturën e ekonomisë, me faktin që të paktën në sektorët e ushqimeve, të karburanteve ku çmimet janë rritur 8.4%.

Kemi marrëveshje mes kompanive, kemi pak kompani, kemi mungesë konkurence dhe të gjitha këto bëhen me bekimin e me shkeljen e syrit të qeverisë. Nuk mund të kemi çmime si në Europë dhe të ardhura si ⅓ e atyre në Europë. Duhet të lëvizim nga ky cirkuit ku punohet për pakicën, e duhet punuar për shumicën”, shprehet Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat