Xhunga: PD zyrtare i ka potencialet

Shqipëria

Xhunga: PD zyrtare i ka potencialet

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:52
Gazetari Albi Xhunga

Gazetari Albi Xhunga ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku foli për situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe grupimeve të saj.

Ai tha se nuk ka një betejë më mes dy krahëve të opozitës, pasi sipas tij Berisha nuk mund të marrë më shumë vota se sa mori, ndërsa Basha sipas ka ende potencial për tu bërë pjesë e garës.

Te këto 250-300 vota që nuk kanë dalë. Nuk ka betejë mes dy krahëve të opozitës, Sali Berisha ishte në skenë me të gjithë motorët ndezur dhe nuk i mori dot ato vota.

Lulzim Basha dhe partia zyrtare demokratike e ka potencialin për t’i marrë këto vota. A do i marrë dot apo jo Partia Demokratike, kjo do të shikohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat