Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26 vjeçaren/ Tre të akuzuarit shokë me njëri-tjetrin, e reja ndodhet në reanimacion

Shqipëria

Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26 vjeçaren/ Tre të akuzuarit shokë me njëri-tjetrin, e reja ndodhet në reanimacion

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Vajza 26 vjeçare, e cila u drogua dhe abuzua seksualisht nga tre persona në Vlorë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës.

Gazetari Elton Nika raporton se vajza ndodhet në gjendje stabël por rëndë psikologjikisht. Ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Siç raporton gazetari, tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën.

Pritet përmirësimi i gjendjes së të resë për të dhënë një deklaratë për policinë. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Sipas gazetarit, ata nuk rezultojnë me precedentë penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat