I riu merr makinë me qira dhe nuk e kthen, policia i vihet pas

Shqipëria

I riu merr makinë me qira dhe nuk e kthen, policia i vihet pas

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është shpallur nga policia e Gramshit, pasi mori një automjet me qira, të cilën nuk ia riktheu kompanisë sipas marrëveshjes.

Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e të riut si dhe gjetjen e mjetit të marrë me qira.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit në Polici, nga shtetasi R. M., se shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Gramsh, i kishte marrë me qira një automjet tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më, kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., për veprën penale “Mashtrimi”.

Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit, gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, si edhe për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat