Korçë/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin, në gjendje të rëndë drejtuesi

Shqipëria

Korçë/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin, në gjendje të rëndë drejtuesi

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku 30-vjeçari A. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve mësohet se ai ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit, dhe ka ecur më tepër se 100 metra në drejtim të kundërt të rrugës, ka qenë duke u kthyer nga Bilishti.

Në momentin e përplasjes, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat