Nunaj: Paga mesatare 900 euro mund të realizohet në 2024, bëhet me vullnet politik jo performancë

Shqipëria

Nunaj: Paga mesatare 900 euro mund të realizohet në 2024, bëhet me vullnet politik jo performancë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 21:43
Teutaj Nunaj

Teutaj Nunaj eksperte ekonomie u shpreh se parashikimi i qeverisë për ta çuar pagën mesatare 900 euro, në buxhetin aktual parashikohet se mund të realizohet brenda vitit 2024.

Ajo tha se rritja e pagave në publik bëhet me një vullnet politik dhe jo një rritje performance apo ulja e korrupsionit dhe shpërdorimit.

Nunaj: Parashikimi i qeverisë për ta çuar pagën mesatare 900 euro, në buxhetin aktual parashikohet se mund të realizohet brenda vitit 2024. Flitet për pagën mesatar enë sektorin publik dhe jo në nivel vendi. rritja e pagave në sektorin publik nuk do të thotë se do të kemi një rritje në sektorin privat.

Kjo e bën që sektori publik të jetë më i avantazhaur në raport me sektorin privat. Sektori i publik e ka atributin e vendosjes përmes qeverisë, pasi ajo mund të vendosë një pagë të caktuar. Ndërsa sektori privat e vendos pagën duke marrë parasysh se sa mund ta përballojë si dhe me produktivitetin e punonjësve. Rritja e pagave në publik bëhet me një vullnet politik dhe jo një rritje performance apo ulja e korrupsionit dhe shpërdorimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat