“Tempulli” në Korçë/ Mbante drogë dhe municion luftarak në një pikë grumbullimi skrapi, në pranga 36-vjeçari

Shqipëria

“Tempulli” në Korçë/ Mbante drogë dhe municion luftarak në një pikë grumbullimi skrapi, në pranga 36-vjeçari

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 36-vjeccar ka rënë në pranga në Korccë, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Me iniciale R. K., ai u arrestua në flagrancë pasi mbante drogë dhe municion luftarak. Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 17, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim. ata kanë gjetur një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 36-vjeccari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës dhe posedonte sende të kundërligjshme, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat