Ngjela: Ja pse pritet të ketë të tjera arrestime “VIP”, Rama-Berisha janë bashkë

Shqipëria

Ngjela: Ja pse pritet të ketë të tjera arrestime “VIP”, Rama-Berisha janë bashkë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:06
Spartak Ngjela

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA, duke thënë se mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë. Dje, në një intervistë televizive, Ngjela është shprehur se nëse ikën Sali Berisha dhe PD riformohet, Edi Rama do bjerë nga pushteti.

Sipas tij, është Edi Rama që po e mban Berishën të jetë ende pjesë e PD, pasi ka interesat e tij. Ngjela theksoi se Berisha nuk ka mbështetje popullore pasi është i shpallur ‘non grata’ në SHBA.

“Rama është mërzitur më shumë se Saliu, ku fiton dot më Rama, po iku Saliu.  Unë e mbaj Saliun. Ai e mban, jo se e ka partner. Le të ik Berisha, të riformohet PD dhe për tre muaj bie Rama. Berisha nuk ka fare mbështetje popullore. I ka vetëm fjalë Berisha. Nuk të ndjekin mbrapa shqiptarët kur je ‘non grata’ në Amerikë. Berishën e ndjekin një numër shumë i vogël fanatikësh. Arsyeja kryesore se përse ai nuk i thërret është se e di që nuk do i vijnë. E provoi Berisha”, deklaroi ai.

Ngjela komentoi dhe vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA duke thënë se mund të ketë arrestime të tjera të nivelit të lartë. “Mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë. Do i japin forcë”, theksoi ai.

Ngjela ka komentuar edhe lëvizjet politike në PD dhe masat që janë marrë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ai nënvizoi se e vetmja rrugë e PD-së është që të gjejë një kryetar partie të përbashkët dhe riformojnë partinë.

“Ata kanë vetëm  një rrugë, të gjejnë një kryetar partie të përbashkët dhe të riformojnë PD. Me Saliun nuk vijmë më në pushtet sepse nuk a antiamerikanizëm në Shqipëri. Kohët e reja sollën ndryshim. Uashingtoni ndihmoi në mënyrë të fortë për pavarësinë e Kosovës dhe ata kanë frikë se ky proces shkojnë deri në Nish. Nuk mund të ngrihet një hetim parlamentar për Saliun dhe për të tjerët sepse nuk e lë Kushtetuta”, nënvizoi Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat