Kaos e tensione në Kuvendin e Shqipërisë/ ‘Përplasen’ pozita e opozita, ja veprimi i “çuditshëm” për ta bllokuar Kuvendin

Shqipëria

Kaos e tensione në Kuvendin e Shqipërisë/ ‘Përplasen’ pozita e opozita, ja veprimi i “çuditshëm” për ta bllokuar Kuvendin

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:28 Përditësuar në ora: 11:03 më 02.11.2023
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi miratoi ligjet në mes të kaosit dhe tymit, mbyllet seanca

Kuvendi ka mbyllur punimet për ditën e sotme.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pasi hodhi në votim të gjitha ligjet që ishin në rend dite, dhe që u votuan nga mazhoranca, njoftoi se seanca do të mbyllej.

Ashtu siç pritej, seanca ka nisur me kaos.

Sherri në Kuvend/ Xhafaj përplaset me Berishën: Po ç’lesh komisionesh hetimore, s’mund të merrni karriget

Prej rreth 60 minuta parlamenti është përfshirë në kaos, ndërkohë që deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit.

Që në nisje të seancës, demokratët u kanë marrë karriget kolegëve të partisë socialiste dhe i kanë vendosur para foltores së Kuvendit.

Fatmir Xhafaj, një ndër veteranët e Kuvendit është drejtuar demokratëve, duke u kërkuar që të lirojnë karriget dhe të mos pengojnë punimet.

Ndërkohë Sali Berisha është shprehur se maxhorancë duhet t’u rikthejë të drejtat Kushtetuese.

Me tej nje prej demokrateve i ka kerkuar Xhafajat qe te lejohen komisionet hetimore, por ky i fundit ka folur nendhembem, teksa ka thene: “Po ç’lesh komisionesh hetimore…”

Nga ana tjetër gjatë debatit në Kuvend, Bledi Çuçi ka ironizuar demokratët që ishin ulur: Edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë, të rrimë të gjithë në këmbë.

Skandal në Kuvend/ Garda i merr tymuesen nga dora, Salianji i gjuan me karrige

Garda bllokon foltoren, Salianji ndez tymuesen në Kuvend.

Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave.

Pasi ka hedhur tymuesen, demokrati është ‘përplasur’ me Gardën, e cila ka tentuar që ta ndalojë.

Përshkallëzohet tensioni në seancë, Salianji ndez tymuese në Kuvend

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend.

Deputetët e siç edhe paralajmëruar kanë kthyer përmbys karriget e deputetëve socialistë duke penguar vijimin e seancës. 

Teksa kanë bllokuar foltoren në Kuvend deputetët e opozitës kanë vendosur ta çojnë deri në fund paralajmërimin e tyre për të penguar punën.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji shihet me tymuese në Kuvend.

“Po ik o Antoneta, ik tani!”/ Nuk ndalen tensionet në Parlament, Zhupa kapet keq me deputeten e PS-së

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa dhe ajo e PS-së, Antoneta Dhima kanë pasur një konflikt mes tyre në sallën e Parlamentit. Në mes të debatit mes tyre, ka ndërhyrë kryedemokrati Berisha, i cili i ka bërë thirrje socialistëve që të mos provokojnë protestën e tyre.

Ina Zhupa: Ik o Antoneta, po ik o Antoneta tani. Ik o Antoneta tani, ik.

Antoneta Dhima: A ka mundësi që ta marr unë?

Ina Zhupa: Po ik o Antoneta, ik!

Sali Berisha: Ne nuk kemi asnjë gjë me ju. Jemi në protestë, mos provokoni protestën. Ne po luftojmë për një të drejtë tonë kushtetuese.  

“Karriget e PS janë të vjedhura me paratë e krimit”, deputetja e opozitës paralajmëron: Nuk do të ketë Parlament

Nga salla e seancave plenare, një tjetër deputete e opozitës paralajmëroi se nuk do të ketë normalitet kur asgjësohet parlamentarizmit dhe goditet Kushtetuta e vendit.

Lindita Metaliaj shkruan se karriget e Partisë Socialiste janë të vjedhura me paratë e krimit.

Reagimi:

Nuk mund te kete normalitet kur asgjesohet parlamentarizmi !
Nuk mund te kete normalitet kur shkelmohet Kushtetuta e vendit !
Karriget e Ps jane te vjedhura me parate e krimit !
Parlament pa opoziten nuk ka e nuk do te kete !
Beteja jone eshte pa kthim!

Berisha flet nga foltorja e Kuvendit: Këto që po i ndodhin opozitës nuk kanë ndodhur as në fundin e diktaturës

Nga Foltorja e Kuvendit të mbushur me karrige, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet. Berisha tha se komisionet hetimore nuk lejohen për shkak të zbulojnë vjedhjet e mazhorancës.

Berisha: Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës. Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik.

Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka.

Tensione në Kuvend/ Salianji akuza maxhorancës: Përfaqësoni bandat. Ndërhyn Gogu: Kamikaz paligjshmërie!

Debate dhe replika të forta në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë shkuar më herët sot në sallën e Kuvendit dhe në shenjë proteste kanë lëvizur nga vendi dhe kthyer përmbys karriget e kolegëve të tyre socialistë.

Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Në debat është përfshirë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Qefalia, por dhe Toni Gogu.

REPLIKAT

Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat

Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës nisin ‘planin’, përmbysin karriget, ndërhyn Garda

Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari Osman Stafa, deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.

Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate.

Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.

Grumbull karrigesh në foltoren e Kuvendit, opozita bllokon Parlamentin

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar Kuvendin për të mos lejuar zhvillim normal të seancës plenare.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë grumbulluar karrige në foltoren e Kuvendit për të pamundësuar fjalimet e deputetëve të mazhorancës apo anëtarëve të qeverisë.

Pakica parlamentare thotë se se “për sa kohë nuk lejohet funksionimi i opozitës, nuk do të ketë veprimtari normale të jetës parlamentare”.

Edhe seanca e të hënës u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Po kështu, edhe komisionet parlamentare gjatë kësaj jave janë penguar nga deputetët e opozitës.

---

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Edhe këtë seancë, 6 deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.

Por, pavarësisht masës disiplinore të marrë nga Komisioni i Etikës me propozimin e PS, deputetët e Sali Berishës kanë paralajmëruar sërish kaos ditën e sotme. Ishte Gazment Bardhi që një ditë më parë tha se do të jenë të pranishëm në seancë, ndonëse janë të përjashtuar. Po ashtu edhe Berisha tha se opozita do të luftojë për të drejtat e saj.

Rithemelimi ka ndërmarrë akte ekstreme në Kuvend duke mos lejuar prej disa javësh zhvillimin normal të seancave. PD e Lulzim Bashës është distancuar nga këto akte, duke thënë se një opozitë e dhunshme i shërben Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat