Reshjet e dendura dhe stuhia, bllokohen 23 turistë në Kanionin e Langaricës

Shqipëria

Reshjet e dendura dhe stuhia, bllokohen 23 turistë në Kanionin e Langaricës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 07:53
Përmet

Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në hyrje të Kanionit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve  dhe të mjeteve  në parkun e përmbytur.Gjatë kryerjes së operacionit  të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit

Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat