Përmbyset autoboti me targa të huaja në Përrenjas, rëndohet trafiku

Shqipëria

Përmbyset autoboti me targa të huaja në Përrenjas, rëndohet trafiku

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një autobot është përplasur me një makinë.

Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar gjatë përfshirjes në aksident të automjetit të tonazhit të rëndë.

Dyshohet se moti i keq dhe reshjet e dendura ka qenë shkaktari i aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti është me targa të huaja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti si edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat