Aksident me vdekje në Sarandë, makina përplas motomjetin

Shqipëria

Aksident me vdekje në Sarandë, makina përplas motomjetin

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Çukë-Fanar, në qytetin e Sarandës, ku është shënuar një viktimë.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me motor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punopjnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat