E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

Shqipëria

E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar një shtetase të shpallur në kërkim për për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese

Në pranga u vu shtetasja Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.

Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese.

Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat