I arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, policia i kontrollon edhe shtëpinë - gjenden armë zjarri, municion luftarake dhe drogë

Shqipëria

I arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, policia i kontrollon edhe shtëpinë - gjenden armë zjarri, municion luftarake dhe drogë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacioni kontrolli në banesë e një personi të arrestuar pak ditë më parë për marrëdhënie seksuale me të mitura.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende që shërbenin për ndarjen e drogës, në doza, me qëllim shitjen.

Policia thotë se poseduesi i sendeve të kundërligjshme ka qenë  i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, për plagosje të rëndë dhe për dhunë në familje.

Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Durresit, më datë 22 tetor, për marrëdhënie seksuale me të mitura.

“Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ata të Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i arrestuar më parë  nga Policia e Durrësit, kishte fshehur në një banesë tjetër, armë, municion luftarak dhe drogë, organizuan punën për lokalizimin e kësaj banese dhe për kontrollimin e saj.

Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e motrës së shtetasit A. Ll. (të arrestuar më parë, për marrëdhënie seksuale me të mitura), shtetases M. D., në lagjen nr. 18.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, sende të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin A. Ll., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 64 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thote policia.

Nderkohe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat