Arrestohen 4 persona në Fier dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër

Shqipëria

Arrestohen 4 persona në Fier dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:05

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Më datë 26 shtator 2023, 42-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një automjet të parkuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasit:

– 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka marrë me forcë celularin dhe 1 unazë floriri, një 17-vjeçari, me pretendimin se i mituri i kishte para borxh

– 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-22 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 15-vjeçar, i cili u procedua në gjendje të lirë, i kanë vjedhur celularin, një të mituri 15 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat