Zjarri gjigant në pikën e skrapit në Elbasan, reagon Çako: Nuk mund të ndërhyhet nga ajri

Shqipëria

Zjarri gjigant në pikën e skrapit në Elbasan, reagon Çako: Nuk mund të ndërhyhet nga ajri

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Haki Çako

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në pikën e skrapit në Elbasan është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore.

Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër.

Çako: Prej orës 11:00 të ditës së sotme është konstatuar një zjarr masiv në pikëgrumbullimin e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan. Janë angazhuar pothuajse të gjitha forcat, e Elbasanit, të Tiranës, po punohet për të krijuar një perimetër, pasi vendgrumbullimi është masiv, arsyeja e zjarrit duhet të sqarohet pasi të fiket komplet.

Nuk paraqet rrezik për zonat e banuara apo për persona. Zjarri nuk mund të fiket nga ajri sepse krijon më shumë oksigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat