Parashikimi i Kreshnik Spahiut: Si do gjykohet dosja Sali Berishës për 1 muaj

Shqipëria

Parashikimi i Kreshnik Spahiut: Si do gjykohet dosja Sali Berishës për 1 muaj

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:23
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu, ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku mes të tjerave ka folur për dosjen “Partizani”, në të cilën është person nën hetim për korrupsion edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke komentuar mos paraqitjen në SPAK të ish-kryeministrit, juristi tha se në këto raste oficeri i policisë gjyqësore ka detyrimin për të njoftuar prokurorinë çështjes për mos paraqitjen e personit, në këtë moment prokuroria duhet të paraqesë një relacion në Gjykatë, për të thënë që masa e marrë ndaj subjektit, nuk është respektuar.

Sipas juristit ligjit në këto raste mund të kërkohet një masë më e rëndë, masa e arrestit shtëpiak, ose masa e arrestit me burg. Spahiu bëri edhe një parashikim nëse do merret apo jo një masë më e rëndë për Sali Berishën.

“Unë parashikoj se këta nuk do të bëjnë ndryshim të masës së sigurimit. Sali Berisha sot ende nuk figuron me një akuzë të komunikuar. Si e parashikoj unë, këta do i fusin një të mbyllur hetimit dhe brenda një muaj, do mbyllin hetimin dhe do ia dërgojnë çështjen do i kalojnë për gjykim gjykatës. Berisha do shkojë i lirë para gjykatës dhe do fillojë gjykimi i çështjes. Berisha mbase nuk do të marrë pjesë vetë, por me anë të avokatëve do kërkojë që çështjen ta mbyllë me pafajësi”,-tha juristi Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat