Po transportonte mallra në mënyrë të paligjshme, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova

Shqipëria

Po transportonte mallra në mënyrë të paligjshme, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar shtetas Kosovar është arrestuar për veprat “Kontrabanda me mallra të tjera” e “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

38 vjeçari u ndalua në Has teksa po drejtonte një kamionçinë, në të cilën kishte dritare duralumin dhe xhama rreth 10 000 euro, të cilat janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri.

Në gjendje të lirë u proceduan edhe dy shtetas të tjerë nga Kosova, të cilët ndodheshin në automjet. 

Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët kishin kaluar kufirin e gjelbër, në mënyrë të paligjshme.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat