Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin pa licencë, procedohet penalisht pronari i institucionit

Shqipëria

Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin pa licencë, procedohet penalisht pronari i institucionit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ka nisur procedimi penal ndaj pronarit të kopshtit “4 stinët” në Tiranë, në të cilin dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë e dhunimit të fëmijës 3 vjeç nga edukatorja.

Procedimi ka nisur për pronarin e këtij institucioni, pasi ky kopsht rezultoi se nuk kishte leje për ushtrim aktiviteti nga Ministria e Arsimit, si institucion parashkollor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat