Aksident në Sarandë/ Makina i pret rrugën furgonit, shoqërohen në polici shoferët

Shqipëria

Aksident në Sarandë/ Makina i pret rrugën furgonit, shoqërohen në polici shoferët

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është raportuar në Qafë Gjashtë në Sarandë.

Një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet janë përplasur.

Mësohet se makina i ka prerë rrugën furgonit duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe aksidentin.

Sakaq shoferët janë shoqëruar në polici, bëhet fjalë për Shkëlqim Nikolla, shoferi i furgonit dhe Iris Skora drejtuesi i automjetit tjetër. Raportohet se nga aksidenti nuk ka të plagosur./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat