​Tajani: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët respekton ligjin e BE-së

Shqipëria

​Tajani: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët respekton ligjin e BE-së

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:24
Antonio Tajani

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani hodhi poshtë të mërkurën pohimet se marrëveshja që qeveria italiane nënshkroi me Tiranën këtë javë për ngritjen e qendrave në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve është e paligjshme.

"Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së," u tha Tajani gazetarëve në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Tokio.

“Është shumë ndryshe nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera.

“Ajo synon të... sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës”. Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar më shumë informacion rreth detajeve të marrëveshjes.

Të martën, kreu i Partisë Demokratike (PD) Elly Schlein tha se marrëveshja "duket si shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe evropian".

Seksioni italian i ‘Amnesty International’ ka thënë se marrëveshja ishte "e paligjshme dhe e pavlefshme.

"Njerëzit që shpëtohen në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe situatat individuale”, sipas Amnesty International.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat