“Obobo ç’i bëra vetes”, halla e 3-vjeçares: Prindërit gjetën edukatoren duke qarë

Shqipëria

“Obobo ç’i bëra vetes”, halla e 3-vjeçares: Prindërit gjetën edukatoren duke qarë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 23:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Halla e 3-vjeçares e cila u dhunua nga edukatorja Majlinda Dehima në kopshtin privat “Stinët” , ka treguar me detaje rrethanat e ngjares së rëndë.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, familjarja e vogëlushës tregon se babai i 3-vjeçares është njoftuar nga drejtoresha e kopshtit, Entela Danushi se fëmija po qante dhe u ka kërkuar ta marrin. Në momentin që prindërit kanë mbërritur në kopësht kanë parë fëmijën duke qarë me dënese dhe këmbën e fryrë.

Ajo rrëfen se edukatorja e cila i theu këmbën vajzës ka thënë me vete “obobo ç’i bëra vetes” dhe ka qenë duke qarë. Më tej vajza është dërguar në pediatri e më pas janë drejtuar për tek Trauma.

Familjarja: Atëherë unë jam njoftuar në datën 1 Nëntor nga im vëlla. Ndodhet në Spitalin e Traumës sepse i kanë sakatuar vajzën. Kështu është mënyra se si jam informuar unë.

Blendi Fevziu: Kush të informoi kështu?

Familjarja: Im vëlla më ka thirrur mua. Në momentin që kanë shkuar te Trauma më ka treguar të gjithë historinë. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 15:20 të datës 1 Nëntor. Ata janë informuar të dy nga edukatore Entela Danushi sepse unë e shikoj që e gjithë vëmendja është përqendruar te zonja, në qoftë se mund ta quaj zonjë, Majlinda Dehima. drejtoresha e kopshtit është zonja Entela Danushi.

Zonja Danushi i ka marrë në telefon të dy prindërit duke i njoftuar që vajza rënkon, qan, nuk është e qetë, ju lutem të vini ta merrni. Janë nisur nga puna për në kopsht. E kanë gjetur vajzën poshtë një komodine duke qarë me dënesë, ishte zverdhur, këmba ishte fryrë dhe në të njëjtën gjendje e ka gjetur edhe Entela  Danushin dhe zonjën Majlinda.

Zonja Majlinda e cila është edukatorja ka qenë duke thënë “obobo ç’i bëra vetes” dhe ka qenë duke qarë. Si asnjëherë më përpara zonja drejtoreshë i është ofruar vëllait që ta marrin fëmijën dhe ta çojnë te Pediatria sepse mendonte se e kishte pickuar një insekt.

Blendi Fevziu: Sepse këmba kishte pësuar fryrje ë?

Familjarja: Po, pikërisht. Thyerja vinte pikërisht nga fraktura e femurit. Janë nisur për në Pediatri. Mjekja për të mos alarmuar prindërit i ka thënë më vjen keq por ky nuk është rast për këtu tek ne, është rast për tek Trauma.

Menjëherë nga aty janë nisur për tek Trauma. Gjatë rrugës im vëlla ka pyetur drejtoreshën duhet të më tregosh se çfarë ka ndodhur sepse unë duhet të di se çfarë t’i them mjekut. Zonja ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i cili ka qenë gjatë gjithë kohës duke dhënë vështrime ironike, duke bërë komente sarkastike që ne s’i bëmë gjë fëmijës tënd kështu që mblidh veten. Këto janë fjalët që i ka thënë ai vëllait tim.

Kanë arritur te Trauma. Rasti është marrë menjëherë nga mjeku. Vëllai im është shoqëruar dhe nga zonja Entela bashkë me bashkëshortin.

Gjatë ambientevve të spitalit të urgjencës së Traumës zonja Entela ka ndaluar dhe i ka thënë oficerit ose policit i cili duhet të marrë përsipër rastin, të pyesë se çfarë ka ndodhur, pse është fëmija në spital, i ka thënë asgjë serioze sepse ne jemi të afërmit dhe vëllai im nuk e ka dëgjuar këtë gjë sepse normalisht ka qenë i zënë. Oficeri është kthyer mbrapsht dhe kaq, nuk është se ka pyetur më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat