Operatorët turistikë në protestë/ Në Fier u kërkohet prishja e objekteve provizore

Shqipëria

Operatorët turistikë në protestë/ Në Fier u kërkohet prishja e objekteve provizore

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Rreth 100 operatorë turistikë që operojnë prej vitesh në zonën bregdetare të Daezezës Rishporos dhe Semanit në Fier, kanë protestuar sot në lidhje me një shkresë zyrtare që u kërkon të prishin objektet e tyre provizore brenda 5 ditëve, në të kundërtën do të përballen me penalitete, përfshirë dhe një gjobë prej 50 milionë lekësh.

Nuk dimë si do të veprojmë, është një afat 5 ditor, ai thotë qe duhet ti prishim, kemi materiale gjëra atje. Ne kemi leje sipas kontratave që kemi bërë me Ministrinë e Turizmit. Kemi 20 vjet që operojmë atje. Tani ja i hoqëm, ça do bëhet

“Atje ishte xhungël, bëmë përpjekjet tona e vumë në punë atë segment që mund të priste pushues.

“Leje ne kemi në bazë të ligjeve kemi licencë, kemi numër nipti,paguajmë taksa”.

“Mua ndërtimi në bazë të arkitekturës më shkoi 150 mijë euro”

“Këto dy vjet kam investuar atje me shezllone çadra të reja. Ata pardje erdhën aty na thanë kemi urdhër dobëti prishni brenda 5 ditëve. Domethënë unë kam firmosur që në datë 12, ajo duhet të jetë e prishur, atje nuk futesh dot.

Ishte një person psikologjik. Ai thoshte o prishe vetë, o do ta prishim ne dhe ke 50 milion lekë gjobë. Është viti i parë që kemi një presion të tillë. Diçka e papritur. Janë shumë që ushqehen, unë kam një dyqan u përpoqa me biznesin  e plazhit, tani vjen urdhri për t’i prishur”-shprehen banorët

Ndërkohë nga Fieri në lidhje me këtë problematikë ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka siguruar operatorët se objektet e tyre nuk do të prishen, por ata duhet të aplikojnë për t’u regjistruar për leje, pranë portalit e-Albania, teksa ka theksuar se koha e informalitetit ka marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat