Rama në Forumin e Paqes në Paris: BE të mendojë një sistem për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria

Rama në Forumin e Paqes në Paris: BE të mendojë një sistem për mbrojtjen kibernetike

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pjesëmarrës në Forumin e Paqes në Paris propozoi një sistem të përbashkët europian të mbrojtjes kibernetike!

Kreu i qeverise shqiptare duke folur në një prej paneleve të forumit tha se sulmet kibernetike të sistemeve qeveritare nga Irani kanë shërbyer të dalë në përfundimin se luftëra të tilla virtuale nuk mund të fitohen nëse nuk bashkon forcat me të gjitha vendet pro-europiane.

Në tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë për paqen dhe sigurinë në hapësirën kibernetike, Rama u pyet edhe për debatin e madhe për inteligjencën artificial.

Kryeministri paralajmëroi përmes një deklarate në prag të Forumit të Paqes në Paris, se aty do të shprehë qëndrimin e Shqipërisë për ngjarjet në Gaza. 

Rama tha se do të kërkojë mbështetje për prozimin se Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në këmbim të armpushimit nga Izraeli

Sipas kreut të qeverisë Shqiptare, më pas nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, për rindërtimin e të cilës thotë se duhet të organizohet një konferencë donatorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat