Goditi vëllain me sende të forta, nis hetimi për 57-vjeçarin në Elbasan

Shqipëria

Goditi vëllain me sende të forta, nis hetimi për 57-vjeçarin në Elbasan

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar në Elbasan është nën hetim pasi goditi me sende të forta vëllain e tij pas një sherri për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllain e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat