Mbledhja e Grupit, kush janë deputetët demokratë që nuk do të mund të marrin pjesë

Shqipëria

Mbledhja e Grupit, kush janë deputetët demokratë që nuk do të mund të marrin pjesë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 12:34
Kuvendi i Shqipërisë

Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi gjatë kësaj të hëne.

Ky vendim vjen pas penalizimeve të vendosura nga Kuvendi, pas protestës së organizuar nga deputetët opozitarë gjatë ditëve që lam pas.

Sipas burimeve për EuroNews Albania, bëhet me dije se deputetët që nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhje janë Saimir Korreshi, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk u lejuan të hyjnë në Kryesi as në datën 6 nëntor të këtij viti.

Garda u mbylli derën, megjithëse deputetët opozitarë gjetën zgjidhje alternative, ku pas disa minutash përplasje dhe debate në trotuarin jashtë Kryesisë, ata zgjodhën që të hynin nga dritarja. Fillimisht u futën deputetët Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Flamur Noka e Ervin Salianji.

Më pas erdhën disa punonjës të Gardës që nuk lejuan ngjitjen e deputetëve të tjerë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti të paligjshëm vendimin, duke u shprehur se deputetëve po u ndalohet që të marrin pjesë edhe në mbledhjen e Grupit të tyre Parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat