“Manipulator i madh, krijoi lidhje me më të fortin e burgut”! Ekspertët në “Top Story”: Si u gjurmua Dritan Rexhepi rrugës për Stamboll?

Shqipëria

“Manipulator i madh, krijoi lidhje me më të fortin e burgut”! Ekspertët në “Top Story”: Si u gjurmua Dritan Rexhepi rrugës për Stamboll?

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 23:15
Foto nga emisoni

Një manipulator i madh është emërtuar nga të ftuarit në studion e emisionit “Top Story” , Dritan Rexhepi, “mbreti” shqiptar i kokainës, i cili u arrestua para disa ditësh në Stamboll, ndërsa kërkohej nga disa shtete.

Karamuço: Shërbimi sekret italian dhe ai turk ndërhynë, vonesa që ka ardhur për ta arrestuar ka një specifikë, merret një kampion gjaku dhe regjistrohet ADN, pamja e tij nuk përkonte me fotografitë, dyshohet se i kanë marrë sendet që ka ngrënë në avion dhe e ka gjurmuar. Kur ka vajtur në Durrës për ta marrë në pyetje, një prokuror i ka thënë ki kujdes se ai të ikën, jo më ku iki unë. Atij prokurori ka dashur t’i bëjë atentat, është ndjerë i kërcënuar, ai kishte ardhur për t’i bërë atentat prokurorit.

Sokol: Ai përdor bizhuteri, janë paratë që të vlejnë kudo, ka një sasi të vogël eurosh, ai nuk ishte i vendosur për të qëndruar për një kohë të gjatë në Turqi. Diamanti, e vetmja gjë që e ndërron në çdo vend të botës. I kam vendosur një epitet diabolik. Në këtë moment ai do të ishte në Dubai, ai nuk mund të rrijë pa kryer krim. Ai është një manipulator i madh, dy të tjerët kishin akuza më të rënda, ai zgjodhi më të fortin në burg, personazhet më të rrezikshëm, ai bëri mik personin që duhej ta ndihmonte, zgjodhi sëmundjen lupus që kap lëkurën, ai kërkoi heqjen e prangave elektronike, ndejti 45 ditë në spital sepse gjendja agravohej. Ai nuk ishte i sigurt në Ekuador, kishte një linjë të vetën që e përdorte.

Bezat: Ai ka ndryshuar sepse rrethanat e tij kanë ndryshuar, po flasim për një mendje të zgjuar, nisi një shkollë juridiku, synonte të ishte jurist, arrestimi i tij ka zgjuar kureshtjen e të gjitha mediave evropiane. Nuk flasim për një vrasës serial, por një mendje e zgjuar, tre arratisje nga burgu, lidhje të organizatave me shqiptarë, ai e shfrytëzoi burgun për lidhje, janë të njohura lidhjet me klanin Demonti apo të Sinaloas, apo me Zambranon. Ikja nga Ekuadori, shkoi në Kolumbi, familja aktualisht është në Turqi nga informacioneve që kam marrë, ka qenë në ndjekje të autoriteteve italiane, të gjitha të dhënat rezultuan reale.

Gazetari Elton Qyno e konsideron një personazh kompleks të botës së krimit Dritan Rexhepin.

Qyno: Kompleks prej karrierës së tij kriminale. Pasi ka bërë foton e parë në komisariatin në Durrës, ka zbritur në dhomat e shoqërimit dhe atij i është lënë dera hapur, ose nga pakujdesia, ose nuk dihet. Kur janë kthyer ai nuk ishte më. Ka dalë me një dosje në dorë, ai tha  ‘më është krijuar përshtypje si një avokat’. ‘Hë mbarove punë, po mbarova’, ka pasur komunikim të thatë që prej atij momenti ai nuk u kap më në Shqipëri. Ai ka qëndruar në Shqipëri. Ai u arrestua në 2007 pë vrasjen e Fushë Krujës, brenda 24 orësh u arratis, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri. Më 28 nëntor 2011 ishte dalja e fundit, sipas TIMS hyrja më 16 nëntor 2013 dhe që prej asaj date nuk ka as dalje as hyrje në Shqipëri. Ky individ nuk ka hyrë dhe dalë me emrin e tij, ka hyrë dhe dalë me emrin Lulzim Murati, këtë pasaportë ka nxjerrë në TIMS. Ai është bashkëfshatar i tij, Lulzim Murati ka qenë në burg për drogë në Angli në atë kohë. Autoritetet mund ta dinë, por Anton Përlala ka nxjerrë pasaportën, ai që ka marrë shenjat e gishtave. Mendja e tij punon për të zgjidhur situatën e vështirë ku ndodhet, ai doli brenda 12 orësh në shoqërim, u kap në Spanjë, u ekstradua, sërish doli nga burgu, u kap në Belgjikë, fama e tij filloi jo për shkak të krimeve, por se një herë në 6 muaj sfidonte çdo sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat