Basha takime në Parlamentin Europian, në fokus integrimi i rajonit dhe Kosova

Shqipëria

Basha takime në Parlamentin Europian, në fokus integrimi i rajonit dhe Kosova

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 07:02
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të mërkurë disa takime në Parlamentin Europian, në kuadër të diskutimeve për integrimin në BE dhe situatën në Kosovë.

Basha thekson se në bisedat që pati me eurodeputetët e vuri theksin te nevoja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Gjithashtu kreu i PD thekson se vlerësoi përkushtimin e Parlamentit Europian për situatën në Kosovë dhe kërkoi që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të vihen përpara drejtësisë.

“Ditë intensive në Parlamentin Europian diskutime për situatën në Shqipëri dhe Rajon.

Në biseda me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian diskutuam për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE. Një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë. Vlerësova përkushimin e PE dhe qasjen e tij ndaj Kosovës dhe zhvillimeve të fundit. Është shumë i rëndësishëm një hetim i shpejtë e i plotë i ngjarjeve në Bajnskë për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe urdhëruesit e sulmit ndaj policisë.

Sot është më e rëndësishme se asnjëherë, që vendet anëtare të BE dhe NATO, të cilat ende se kanë njohur Kosovën ta ndërmarrin një hap të tillë si interes për paqen dhe rajonin në Europë. Në diskutime dhe debate të veçanta në Parlamentin Europian u diskutua për sigurinë dhe të ardhmen e Rajonit dhe Europës përballë kërcënimeve të sigurisë”, shkruan Basha në postimin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat