Fier/ 39-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës

Shqipëria

Fier/ 39-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makine që ishte parkuar në anë të rrugës në Fier.

Viktima u gjet rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat