A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti në nëntor, sizmiologu jep detaje

Shqipëria

A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti në nëntor, sizmiologu jep detaje

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Sizmologu Damiano Koxhaj ishte këtë të premte në Euronews Albania ku ka folur rreth tërmeteve. Shkak për këtë temë ishin tërmetet e rënë në Islandë, të cilët edhe pse pa pasoja ishin të shumtë.

I pyetur nëse rrezikohet Shqipëria nga kjo lëvizje e pllakave tektonike, Koxhaj tha se kjo është e vështirë të parashikohet, por Shqipëria është afër një kontakti të pllakave tektonike.

“Ne jemi afër një kontakti të pllakave i cili është në afërsi të Kretës, në pjesën jugperëndimore të Greqisë, nuk jemi afër kontaktit të madh të pllakave tektonikë. Ky kontakt edhe pse është larg nesh ka impaktin e vetë në gjeologjinë apo tektonikën e thyerjeve të vogla që ne kemi në Shqipëri.

Për të thënë se cila do të jetë e ardhmja është e vështirë ta thuash, por aktiviteti sizmik që prej 26 shtatorit ka qenë një aktivitet normal në sensin që nuk është se është vërejtur diçka e shtuar që mund të krijojë një lloj alarmi”, tha Damiano Koxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat