Meteorologët parashikojnë temperatura -4 gradë

Shqipëria

Meteorologët parashikojnë temperatura -4 gradë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

I gjithë territori shqiptar është përfshirë nga reshjet e shiut të cilat do të zgjasin deri në mëngjesin e së shtunës, dhe më pas në vend do të mbizotërojë I ftohti

Bazuar në parashikime, meteorologët thonë se për shkak të uljes së temperaturave në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore në orët e para të së shtunës.

Pavarësisht reshjeve që do të jenë të vijueshme përgjatë 24 orëve Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nuk parashikon rrezik të lartë sa I takon përmbytjeve.

Ata bëjnë me dije se Qarqet Dibër, Durrës dhe Elbasan do të kenë reshje me intensitet mesatar, ndërsa Tirana dhe Lezha pritet të kenë reshje më intensive, por jo në të gjithë territorin.

Ndërkohë, në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

E shtuna dhe e diela, do të largojnë reshjet, por do të sjellin të ftohtin.

Ekspertët e motit kanë parashikuar që termometri të zbresë deri në -4 gradë në disa zona në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat